Dashi: Përfitoni nga trekëndëshi Mars- Saturn! Mund të mbështeteni në një formë fizike të shkëlqyer dhe në një qëndrueshmëri që do t’ju bëjë të panjohshëm: jeni pozitivë dhe përqendroheni tek gjithçka që funksionon. Dikush që ka rëndësi i ka hedhur sytë tek ju, ju do në skuadrën e tij. Dashuria rezervon surpriza, por nëse do të jeni shumë kërkues do të humbni pjesën më të mirë. Argumenta dhe persona të rinj.
Demi: Dihet se sa negociator i mirë jeni e po ashtu edhe sensi juaj për të bërë biznes. Por sot duhet të jeni më të zgjuar edhe nëse do t’ju duhet të bëni një hap (fals) prapa. Do t’a bëni bashkëbiseduesin tuaj të besojë se ka fuqinë dhe pikërisht kjo do t’a shtyjë të jetë shpirtgjerë. Kështu që fitorja do të jetë e juaja. Edhe në dashuri gjithçka shkon për mrekulli.
Binjakët: Yjet do t’ju dhurojnë pak fat që paçka aftësive tuaja do t’ju ndihmojë të realizoni një projekt ambicioz. Do të keni shumë dëshirë të argëtoheni, akoma më tepër nëse jeni të lumtur në çift. Nëse jeni singëll, do të keni rastin të dashuroheni. Rrini mes njerëzve, përfitoni nga ky moment për të takuar kultura dhe mënyra të tjera mendimi.
Gaforrja: Përpiquni të jini të kthjellët në çdo formë komunikimi, pasi kështu do të shmangni krijimin e konfuzioneve dhe keqkuptimeve që mund të sjellin vonesa aspak të këndshme nëpër takime. Në dashuri nuk mund t’ja ndryshoni kokën personit që dashuroni ndaj duhet t’a pranoni ashtu siç është dhe do të ndani në mënyrë të këndshme ato që keni të përbashkëta. Kjo është dashuri e vërtetë!
Luani: Qielli juaj yjor premton për të reja të rëndësishme. Hëna e favorshme do t’ju ndihmojë të vini në praktikë projekte dhe ide dhe të merrni vendime për të realizuar me sukses ndryshimet që keni në mendje. Një moment shumë i mirë për të vlerësuar ofertat e punës ose për të kërkuar një rritje. Kënaqësitë nuk do të mungojnë as në dashuri: dikush nuk do të humbasë rastin për t’ju treguar se sa shumë ju do!
Virgjëresha: Yjet ju sugjerojnë që të lakoni pak cepat e personalitetit tuaj, pa arritur të irritoni persona dhe situata. Nëse mundni, bëni një hap prapa përsa i përket disa zgjedhjeve që nuk ju prekin në mënyrë të veçantë. Mos hezitoni kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj: disa shqetësime zhduken menjëherë nëse kapen në kohë, por do të përkeqësohen nëse nuk bëni asgjë.
Peshorja: Me favorizimin e Hënës tek Binjakët nuk ka impenjim që nuk do t’ju shohë aktivë dhe gati për të kaluar çdo pengesë. Energjia dhe optimizmi do të zbresin në skenë për t’ju dhënë një dorë dhe me aleatë të tillë suksesi është i garantuar. Ekspansivë dhe të armatosur me aftësitë më të mira të joshjes nuk do t’i rezistoni dot thirrjes së një aventure të pazakontë e njëkohësisht intriguese.
Akrepi: Prozhektorët yjorë janë të përqendruar tek paratë në mënyrë të kënaqshme. Mund të jetë një hyrje ose një blerje simpatike, e me këtë rast një dhuratë në kaq kohë nuk do t’ju bëjë të ndiheshit në faj. Por diçka nuk kthehet, ndoshta dhurata do të jetë për dikë tjetër: të mendoni për veten nuk bën pjesë në filozofinë tuaj. Jeta në çift është shumë argëtuese, plot dinamizëm dhe me ide të reja.
Shigjetari: Me vështirësi do të toleroni ngadalësinë dhe pasigurinë e situatave të ndryshme me Hënën në shenjën e Binjakëve. Mundohuni t’a merrni lehtë, sepse në fund të garës do të ketë gjithmonë një dritë e kuqe! Në dashuri, duke lënë mënjanë dallimet e pikëpamjeve, do të kuptoni se ka pak për të bërë përveçse të pranoni që t’ju dashurojnë dhe të dashuroni. Lëshojeni veten.
Bricjapi: Ditë jo fort e gjallë: në punë do të kufizoheni të bëni gjërat e domosdoshme dhe do të tentoni të jeni pak dembelë. Për të evituar probleme në të ardhmen paramendoni mirë në lidhje me investimet dhe transaksionet financiare. Ditë e përshtatshme për të pushuar dhe relaksuar, kontrolle shëndetësore dhe terapi natyrale. Bëni mirë të shtyni trajtimet estetike dhe ndryshimet drastike në pamjen tuaj.
Ujori: Yjet rreshtohen për t’ju dhuruar një ditë të qetë. Në fushën profesionale yjet premtojnë kënaqësi të mëdha, por ju kërojnë edhe një impenjim serioz: është momenti të konsolidoni pozicionin tuaj duke përfunduar punët që keni në proces. Dashuria ju buzëqesh por edhe fusha financiare është e ndriçuar nga yjet. Të shumta do të jenë ftesat dhe propozimet për mbrëmjen.
Peshqit: Përpiquni të dalloni rastet e mira nga ato që duken të tilla vetëm në aparencë: dikush do të përpiqet t’ju hedhë hi syve dhe t’ju bëjë të besoni që një ofertë është shumë më e dobishme seç është në realitet. Në këtë moment është e preferueshme të zgjidhni më transparencë makimale: kështu do të jeni të mbrojtur nga cdo surprizë e pakëndshme. Qëndroni vigjilentë.