Dashi: Nuk ka të reja. Hëna vazhdon të shëtisë në shenjën e kundërt, Peshore dhe do të sjellë vranësira në qiellin e çifteve. Në punë shefi do të jetë kërkues, padyshim ka arsyet e tij. Produktiviteti duhet rritur, por përse të jeni vetëm ju ata që i hasni këto pasoja? Sa mirë që është e premte. Edhe pak orë dhe më në fund do të jeni të lirë.

Demi:  Ritmi i ditës do të jetë frenetik por kënaqësitë nuk do të mungojnë. Një mundësi do t’ju lejojë të fitoni pikë dhe të dilni në pah. Situata është e favorshme por suksesi nuk do t’ju serviret në një pjatë argjendi: duhet të impenjoheni. Në përgjithësi keni energji dhe rezistencë të fortë, por mos e tërhiqni shumë litarin. Lejojini vetes edhe pak qetësi.

Advertisement

Binjakët:  Me Hënën tek Peshorja rrota e fatit por rrotullohet nga ana juaj. Kapeni menjëherë këtë situatë për të shmangur monotoninë e së përditshmes, për të krijuar projekte të reja fituese dhe programe të këndshme. Në marrëdhënien në çift do të dini të mbani ekuilibrat e duhur mes disponibilitetit, dashurisë, respektit dhe  lirisë për kohën tuaj e të tjetrit. Takime magjike për ata që janë singëll.

Gaforrja: Mirëkuptimi në çift po fillon të tregojë pjesët e dobëta. Keqkuptime në lidhje: çështje principi dhe fuqie do të ndezin pakënaqësitë. Dashuria nuk mungon por rutina, sidomos sot, do t’ju mbysë duke parë dëshirën tuaj të madhe për t’u zgjeruar. Për të mos e rënduar stomakun hani me kujdes dhe sidomos mbajini larg ushqimit diskutimet personale.

Luani: Do të arrini të krijoni marrëveshje të mira falë fytyrës simpatike dhe një mënyre sjelljeje shumë bindëse. Një hije romanticizmi do të mbështjellë sferën sentimentale dhe për këtë arsye mesazhet që do të shkëmbeni do të ndryshojnë trend duke u bazur tek nostalgjia sentimentale. Miqtë tuaj janë gjithnjë të gatshëm për t’ju pritur e akomoduar në shtëpinë e tyre buzë detit. Një ide aspak e keqe kjo për fundjavën…

Virgjëresha: Drita yjore është e drejtuar tek financat që në asnjë mënyrë nuk duhen shpenzuar për ëndrra të kota, si psh. një mundësi imobiliare që në parim duket e jashtëzakonshme. Një iniciativë profesionale pa fillim e fund mund t’a transformojë situatën në një tundim të rrezikshëm sidomos nëse jeni të rinj dhe pa eksperiencë. Mbrëmje për t’u vendosur në kornizë përsa i përket dashurisë. Ftesa për darkë që duhet pranuar menjëherë.

Peshorja: Aaaahhhh dashuria. Po, po, dashuria do të jetë në plan të parë sidomos nëse jeni të lumtur në çift gjithçka do të shkojë siç e kishit parashikuar ndoshta edhe më mirë. Singëll? Hapni dollapin, nxirrni veshjen më të mirë që keni dhe filloni shihni vërdallë: aty ndodhet një person që ju pëlqen shumë që ka kohë që ju vëzhgon e nuk ua ndan sytë. Vendime të rëndësishme në punë. Nisje për pushime për shumë të tjerë.

Akrepi:  Ndonjëherë jeta dërgon mesazhe që duken sipërfaqësore e pa vlerë por që kanë fuqi t’ju bëjnë të shihni me sy tjetër edhe atë që duket e konsoliduar. Për t’i përdorur në mënyrën më të mirë shenjat që vijnë në këtë periudhë do t’ju duhet të ndaloni e vëzhgoni. Ka ndonjë gjë që s’keni arritur t’a realizoni këto kohët e fundit? Shumë shpejt mund t’a bëni falë ndihmës së favorshme të yjeve.

Shigjetari: Kreativ në nivele të frikshme. Çdo gjë ju frymëzon dhe ju përfshin duke vendosur në lëvizje maksimale neuronet. Po udhëtoni për biznes apo kulturë? Kudo dhe me cdo mjet të shkoni do të realizoni mrekullira. Dashuri në çdo version, mjaft të jetë e lumtur. Nëse jeni në çift nuk duhet për as edhe një moment të shmangni apo të lini shoqërinë e personit të zemrës.

Bricjapi: Duhet thënë mënjëherë: Yjet nuk janë nga ana juaj. Duke parë kalimin e Hënës tek Peshorja do të dukeni të pasigurtë, të hutuar, pa dëshirë, të papërqëndruar në punë dhe tek nevojat që do të ketë partneri. Gjithashtu edhe dashuria mund të ketë pasoja nga kjo gjë. Miqtë, dietat, sporti janë gjërat që mund t’ju japin energji dhe buzëqeshje. Mbetet për t’u sistemuar një çështje familjare.

Ujori: Hëna në Peshore do t’ju stimulojë që të hidheni me entuziazëm në kontaktet njerëzore dhe marrëdhëniet shoqërore. Ditë tipike për kreativët: Yjet dhe të gjithë  ata që kanë për t’i thënë dhe dhënë diçka botës nisur nga fantazia, intuita, vëmendja ndaj natyrës dhe detjave. Emocione dhe ndjenja për të gjitha shijet dhe ngjyrat.

Peshqit: Pak posesiv por jo shumë… Me një ledhatim do të aludoni për xhelozinë tuaj të pamundur. Më në fund partneri do të ndihet më i sigurt, i bindur për interesin dhe përfshirjen tuaj. Është përmirësuar në mënyrë të dukshme vetvlerësimi. Lajme të mira për të ardhurat dhe borxhet. Borxhet do t’i shlyeni sa hap e mbyll sytë. Para do të vijnë në llogarinë tuaj.