Dashi: Hënën e keni bashkëpunëtore dhe do t’ju dhurojë siguri në kapacitetet tuaja, kaq të frytshme sa çdo vështirësi do të fashitet si dëbora në diell. Me miqtë do të jeni të shkathët dhe pozitivë, duke treguar intuitë dhe ndjeshmëri. Vitalitet të madh do të gëzoni sot. Po në dashuri? Me gjysmën tuaj të ëmbël do të provoni të rizbuloni ngarkesën e ndjenjës që ju ka bashkuar gjithnjë. Mundohuni të gjeni një ide brilante.

Demi:  Shmangni stresimin e mendjes me shumë ide të kota. Ndonjëherë janë të padobishme. Relaksohuni dhe shijoni gjërat e vogla dhe të paqta të së përditshmes.  Do të vlerësoheni për impenjimin tuaj, të qenurit konstant, vazhdueshmërinë dhe aftësinë që keni për gjërat praktike. Ditë e mirë në profilin e ndjenjave. Mirëkuptimi në çift do të thellohet nga dialogu dhe një eros i cilësisë së parë.

Advertisement

Binjakët:  Hëna në shenjën tuaj nuk do t’ju mjaftojë për të kaluar një ditë të qetë. Ajo do të përballet me tre kolosë të astrologjisë duke filluar nga Saturni. Duhet të gjeni një kompromis të mundshëm me disa persona. Ndoshta do të duhet të përdorni mënyra më të forta. Kini kudjes nga konfidencat e tepërta pasi mund t’ju vendosin në vështirësi. Bëhuni të qartë dhe të kujdesshëm në gjithçka.

Gaforrja: Do të keni mundësinë t’i hiqni maskën në mënyrë shumë të thjeshtë atyre personave që përkufizohen si miqtë tuaj, por që në të vërtetë nuk ju kanë shumë për zemër. Në një moment vështirësie gjejnë  një mijë arsye për të mos ju ndihmuar. Sot do të keni një shoqërues erotik gjatë gjithë ditës. Mos e kini frikë që t’ja shprehni partnerit atë që ndieni. Do t’a vlerësojë në mënyrën e duhur.

Luani: E  mërkurë premtuese falë Hënës në fushën e gjashtë e favorshme dhe komunikuese dhe më një simpati të veçantë që do të mund të vendosni në relatat me të tjerët. Në këtë mënyrë do të krijoni lidhje që do të rezultojnë të rëndësishme për të ardhmen. Nëse keni një relatë dashurore do të përjetoni një mbrëmje të jashtëzakonshme pasioni dhe erosi.

Virgjëresha: Ditë e lodhshme e dimë. Nuk ju pëlqen t’ju kundërshtojnë, sidomos kur e dini shumë mirë që keni të drejtë dhe kur në mënyrë të veçante yjet ju bëjnë pak inatçor. Ama familjarët miqtë dhe kolegët e punës kanë të drejtë të thonë se ç’mendojnë mbi çështje që atyre ju përkasin. Për kundërshtinë e Hënës dhe jo vetëm, dashuria nuk ju kënaq dhe shëndeti nuk është maksimal.

Peshorja: Ditë e dendur me të reja dhe të papritura. Ideale  për t’i lejuar vetes emocione të forta dhe aktivitete në grup, gara profesionale dhe miqësore. Nga një qiell i mrekullueshëm dhe me fat buron një energji e çmuar për të zgjidhur çështjet e punës dhe për t’ju ndezur nën çarçafë. Në punë po përgatiten situata me interes të madh për ju nga të gjithë këndvështrimet.

Akrepi: Tani që  ylli i natës nuk është më në kundërshti të shenjës suaj, do të dalin në pah dhuntitë tuaja më të mira. Në punë do të jeni si zakonisht të aftë, plot grintë dhe karizëm… lidera. Me personin që keni tërheqje do të mjaftojnë pak fjalë për të treguar se si jeni gatuar. Disa nga ju do të tregojnë një nuhatje të shkëlqyer përsa i përket punës. Disa të tjerë do të jenë protagonistë në iniciativa sociale dhe humanitare.

Shigjetari: Çlirohuni nga tensionet e tepërta. Kënaquni me lexime të mira ose duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar. Takoni miq dhe dhurojini vetes kënaqësi të vogla dhe momente qetësie. Do të përfitoni benefite nga çdo aktivitet krijues që do t’ju lejojë të shkarkoni emocionet e tepërta. Venusi do t’ju bëjë shumë tërheqës por kini kujdes kë shihni. Do të rrezikoni që t’a gjeni  veten me një adhurues që nuk ju pëlqen aspak.

Bricjapi: Sipas yjeve do të keni grintë dhe shumë dëshirë për të vepruar. Në punë do të keni mundësi objektiva dhe role për të riidentifikuar. Silluni me xhentilese, disponibilitet dhe bashkëpunim por mbroni lirinë tuaj të veprimit. Dikush do të ketë dëshirë t’ju japë punën e tij pa marrë në konsideratë autoritetin. Ditë e mirë kjo në profilin sentimental, veçanërisht nëse jeni singëll, të lirë si ajri.

Ujori: Jeni të qetë. Kush ju ka trishtuar në ditët e shkuara do t’ju gjejë me një humor të qetë, ndoshta jo plot kënaqësi por të arsyeshëm. Nëse flasim për punë punëdhënësit do të çlirohen dhe qetësohen. Nëse flasim për dashurinë kjo ditë do të jetë e këndshme, nëse e lejoni veten që t’ju marrë për dore ndjenja dhe emocioni pa patur frikë t’a përfshini në botën tuaj.

Peshqit: Çereku i Hënës ndodhet në shenjën e Binjakëve. Parashikohen ballafaqime të forta në shtëpi. Gjithsesi me njeërëzit tuaj të zemrës mundohuni t’a menaxhoni situatën me diplomaci pa përdorur forcën. Kujtime jo fort të këndshme do të kthehen në mendjen tuaj. Ndoshta ndjeni nostalgji për një dashuri të vjetër por bëni mirë të shmangni komplikimet. Ju leverdis të mendoheni mirë.