Dashi: Një ditë fantastike për Dashin. Marsi dhe Mërkuri do të rrisin simpatinë tuaj dhe do t’ju bëjnë të pakapshëm në fushën e shitjeve. Kjo do të thotë që nëse keni një aktivitet komercial do të bazoheni tërësisht tek suksesi i iniciativës suaj. Do të shënoni shumë pikë në fushën sentimentale. Do të dini se si të veproni me partnerin për t’a surprizuar dhe për t’a bërë të lumtur. Do të sqaroni një situatë konfuze.

Demi:  Do të ndaleni për të biseduar me miqtë për gjërat e përditshme dhe do të harroni se sa është ora. Shkëmbimi i  opinioneve tuaja me të tjerët do të jetë thelbësor. Në këtë moment do të keni nevojë për konfirmim të vetvetes. Në punë do të merrni lajme të këndshme. Ndoshta një lëvizje që keni bërë në të shkuarën do të japë rezultatet e pritura. Ftesa, mundësi!

Advertisement

Binjakët: Dita premton për marrje kthesash dhe kalim pengesash.  Jo gjithnjë është e thjeshtë, jo gjithnjë është e lumtur por kur duhet duhet, kështu e ka jeta! Mos i varni turinjtë, por buzëqeshni. Shiheni të ardhmen me një dozë të mirë optimizmi. Do të keni pritshmëri të mira për këtë ditë. Kushtojini pak më shumë vëmendje gjendjes tuaj fizike.

Gaforrja: Nuk mund të themi se energjitë ditën e sotme janë të kënqshme, shenjë kjo që tregon se duhet t’a hiqni pak prizën, të lini të qetësohen pak situatat stresuese dhe të merrni një pauzë qetësuese që të rikarikoni bateritë. Mbrëmja do të jetë e pasur me situata të kënaqshme dhe ngacmuese. Kush ka dëshirë të vrapojë në dashuri nuk do të ketë vështirësi të zgjedhë.

Luani: Ndonjëherë arrini t’a dalloni mirë të bardhën nga e zeza, por përsa i përket sfumaturave keni vërtetë vështirësi dhe humbisni pikat e referimit. Kështu nëse duhet të këshilloni një mik për çështje të rëndësishme bëjeni duke u vënë nën petkun e tij. Shpenzime do të keni dhe këtë jua konfirmon edhe Hëna. Do të jenë para të shpenzuara mirë që do t’ju sjellin kënaqësi. Ndiqni intuitën.

Virgjëresha: Në një farë mënyrë do të arrini t’i parandaloni dëmet dhe pengesat e mërzitshme që do t’ju sjellë Hëna që ndodhet tek Peshqit. Me siguri do t’ju duhet të shfrytëzoni të gjithë burimet mendore dhe psikologjike që keni, por në fund do të jeni totalisht të zbrazur. Koha që t’i dedikoheni zemrës nuk është kurrë e mjaftueshme, por nëse nuk bëni menjeherë diçka do t’a gjeni veten duke e kaluar të vetmuar mbrëmjen e sotme.

Peshorja: Një e premte shumë entuziazmuese dhe me shumë përfitime përsa i pëkret çështjeve praktike. Përfitoni për të rimbushur xhepat dhe për të arnuar dhe sistemuar gjithçka. Kështu mund të jetoni në situatën që keni dëshirë. Përsa i përket dashurisë mundohuni të merrni të mirëqenë dhe të vazhdoni të përkëdhelni personin që dashuroni.

Akrepi: Mbrëmja premton vërtetë shumë mirë, falë Hënës intriguese në një shenjë mike uji si ajo e juaja. Jeni bulëzues dhe kundërmoni jetë nga çdo pore e juaja. Ama kërkoni të mos shkatërroni gjithçka duke e mbajtur mendjen në qiell dhe duke mos vënë re atë që ju thërret. Marsi po ju jep energji dhe karizëm të madhe. Përdorini sa më mirë. Shmangni sjelljet e papërgjegjshme.

Shigjetari: Ka ardhur momenti që t’i dedikoni pak kohë autoanalizës për të kuptuar nëse janë vërtetë kaq të rëndësishme të gjitha çështjet që keni nëpër duar. Në vend që të veproni në mënyrë emotive ose me shpirt sakrifice, merrni një pushim dhe mendoni. Të qenurit të kujdesshëm është lëvizja e duhur përpara se të merrni një impenjim në punë. Vlerësojeni në çdo prizëm. Veproni kështu edhe në dashuri.

Bricjapi: Është një moment i mirë. Idetë tuaja për punën dhe biznesin qarkullojnë në mënyrë produktive. Një sukses i papritur do të kënaqë jo pak ata që punojnë në botën e spektaklit ose në ndonjë fushë tjetër artistike. Kupidi, në bashkëpunim të këndshëm me Hënën do t’i falë çifteve stabël momente të veçanta dashurie. Ditë e këndshme dhe jo impenjative edhe për personat singëll.

Ujori: Dita e mirë shihet që në mëngjes. Dita për ju paraqitet vërtetë rrëzëllitëse. Do të keni suskses në iniciativat tuaja profesionale, do të përmirësoni çëshjtet financiare dhe do të rregulloni ato të lëna pas dore. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me personin që ju intereson. Ditë ideale kjo e sotmja për të udhëtuar dhe kënaqur me shoqet dhe për të thelluar argumenta të rinj.

Peshqit: Qielli do t’ju dhurojë alegri, kureshtje, mundësi, jetë dhe dëshirë për t’u kënaqur. Lërini mënjanë mendimet e këqija. Entuziazmi do t’ju shtyjë në projekte të reja në punë të cilët do të rezultojnë fitues dhe do të rrisin përfitimin. Realizoni atë që doni. Hëna në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë për çdo zgjedhje. Do t’ju dhurojë optimizëm dhe do të ngrohë marrëdhënien në çift.