Dashi: Ditë gri. Jo vetëm për shkak të lodhjes që nuk po dini se si t’a justifikoni, por edhe për shkak të një impenjimi të papritur që do  të krijojë pak shqetësim dhe ankth. Planifikojeni ndërhyrjen tuaj me shumë kujdes. Me Hënën në shenjën para tuajës është rsti që të mos e sforconi shumë situatën dhe të mos e mbingarkoni fizikun tuaj.

Demi:  Rrisni aktivitetin e punës duke favorizuar kështu shpirtin dhe krijimtarinë. Është shumë bukur të kënaqesh ndërsa punon, vetëm bëni kujdes nga kolegët jo gjithnjë të sinqertë. Ndoshta ka pak xhelozi. Momente të këndshme ju presin në sferën sentimentale. Do të jeni më tepër për të shfaqur dashuri që do t’a surprizojë partnerin.

Advertisement

Binjakët: Hëna tek Peshqit do t’ju bëjë shumë po shumë sensibël, sidmomos nëse duhet të përtypni disa kritika. Që të mos mërziteni më tepër do të mjaftonte që të kuptoni se bëhet fjalë për një tërheqje veshi për të mirën tuaj. Emocionet do të zbresin në thellësi me Hënën negative dhe në ndonjë moment mund të bëhen të padurueshme.

Gaforrja: Duke zhvilluar talentin tuaj çdo ditë do të keni mundësi të bëni hapa prej gjigandi. Me trekëndëshin e Hënës do të keni padiskutim një marzh më tepër. Rezultate të shkëlqyera ju presin, sidmos për ata që punojnë në sektorin e kërkimeve ose që kanë kontakte pune me jashtë shtetit. Jashtëzakonisht të mira raportet me partnerin, por gjithsesi nuk duhet lënë pas dore mundësia për të pasur më tepër liri.

Luani: Do të përballeni me një shpenzim të papritur. Kjo gjë nuk ju pëlqen, por kur duhet, duhet. Gjithsesi shpenzojini mirë paratë tuaja. Në punë do të dini të nxirrni thonjtë. Tregoni muskujt sepse në fakt nuk jeni të gatshëm të toleroni provokime nga ana e askujt. Merrni masat me aftësi prej strategu.

Virgjëresha: Hëna dhe Saturni armiq do t’ju bëjnë më pak reagues se zakonisht. Do të ndiheni të lodhur dhe nervozë. Do të përfundoni duke kërkuar më shumë nga fiziku juaj dhe nga perfeksioni i personave që ju rrethojnë. Kini kujdes, mos kompromentoni raportet që ju interesojnë dhe iniciativën e mirë. Mbani një profil të ulët dhe kini durim deri nesër.

Peshorja: Do të dëshironi të thyeni monotoninë e përditshme, por entuziazmi që ju rrethon nuk ju duket fort shpërthyes dhe gjithëpërfshirës. Pastaj mungojnë dhe alternativat. Nuk do ju mbetet asgjë tjetër veçse të pranoni situatën. Drejtojini fuqitë tuaja kah gjërave të thjeshta. Nuk do t’ju hyjë në punë për asgjë të keni synime shumë ambicioze.

Akrepi: Hëna në një shenjë uji, e lidhur me Neptunin do të ringjallë moralin tuaj. Në ditët e shkuara morali juaj ish vënë pak në diskutim dhe ndoshta në provë. Si në facebook ashtu edhe në jetën reale, popullariteti juaj do të ketë një përmirësim dhe nga kjo do të përfitojë sidomos personaliteti juaj. Shprehitë dhe fjalët romantike do t’ju veçojnë. E rëndësishme është që çdo gjë të jetë e shoqëruar nga një dashuri e sinqertë.

Shigjetari: Dakort! Hëna tek Peshqit do t’ju bëjë me humor gri, por kjo nuk do të thotë se duhet të zbrazni tek të tjerët pasiguritë e vogla apo të mëdha që keni. Më mirë se të kapeni me të tjerët filloni të bëni një analizë të ndërgjegjes suaj. Shmangni patatinat dhe kikirikët, më mirë një kos natyral për shqetësimet e stomakut.

Bricjapi: Duke qenë se nuk jeni fort të hallakatur, rendimenti juaj do të jetë maksimal. Ndihma që do të sjellë Hëna do të jetë e ndjeshme. Edhe pse nuk do të përfitoni lavdi dhe nderime, duhet t’ju mjaftojë që e bëtë tuajën në 100%. Jeta dashurore do fillojë të fluturojë me njeriun e përhershëm por edhe me flirtet e momentit. Ato nuk do të jenë më pak intensive dhe me pasionale se dashuria e vjetër.

Ujori: Nëse jeni të shqetësuar për shpenzimet e tepërta që keni bërë ditët e shkuara filloni të planifikoni menjëherë një strategji financiare. Ky moment, dmth shtrëngimi i dorës midis Mërkurit dhe Jupiterit, do t’ju ndihmojë shumë. Fuqia juaj për sot do të jetë preçizioni. Kjo përkthehet në rregull dhe të qenurit sistematik, gjë që do të karakterizojë veprimtaritë tuaja duke mos harruar fantazinë dhe kreativitetin. Mos lini që të ndodhë gjithçka në mënyrë rastësore.

Peshqit: Priteni krahëhapur Hënën në shenjën tuaj. Do të keni mundësi zgjedhjesh dhe horizonti mendor do të amplifikohet. Do të duhet t’a përdorni siç duhet. Kush guxon fiton: kjo është motoja për ju sot. Një çështje imobiliare do të gjejë një zgjidhje të papritur. E ngjyosur dhe e çiltër do të jetë jeta sentimentale me personin e përhershëm të zemrës. Gjithashtu shumë e kënaqshme do të jetë edhe pjesa erotike.