Dashi: Njohje të reja dhe interesante hyjnë në rutinën tuaj, duke ndryshuar pozitivisht organizimin e ditës. Mos bëni rezistencë. Nëse mendoni mirë ky është edhe një rast i shkëlqyer për të kaluar ngërçin e kohëve të fundit. Duartrokitje për ndjenjat: rrofshin lidhjet e qëndrueshme dhe besnike të dashurisë, të dashuruarit dhe personat singëll janë në gjueti e sipër. Erosi: dobët! Ndodh edhe kështu.

Demi:  Ndoshta pakënaqësia derivon nga fakti se ka ardhur momenti që t’i jepni një adresë më të saktë jetës suaj.  Mos u druani të merrni vendime qoftë edhe drastike. Do të kthehen në avantazhe në një të ardhme të afërt. Venusi ju bën të çrregullt në ushqim dhe shpesh subjekt të urisë nervoze. Kompensojeni këtë duke rritur aktivitetin muskulor.

Advertisement

Binjakët:  Papritur ju krijoht një mundësi për një udhëtim të shkurtër. Asnjë hezitim: nuk ka arsye përse të mos përfitoni. Ndoshta bëhet fjalë për një transferim pune. Në çdo rast do t’ju ndihmojë për të thyer pak rutinën. Rifiton pikë dashuria: do të kuptoni se partneri është padiskutim miku juaj më i mirë.

Gaforrja: Jeni duke kaluar një fazë ndryshimesh. Është e vërtetë që vështirësitë nuk do të mungojnë por kapini si raste dhe tregoni se sa vleni. Të ndërgjegjshëm për këtë përballojini ballëhapur dhe me vendosmëri sfidat që do t’ju dalin përpara. Në punë asgjë nuk ju shqetëson. Kush nuk ka një punë fikse, shumë shpejt do të ketë mundësinë që të gjejë një zgjidhje alternative.

Luani: Yjet ju ftojnë sot në një udhëtim astral! Hëna tek Ujori ju kthen krahët dhe krijon pak konfuzion. Por nuk është e thënë që nuk do të gjeni një mënyrë për të kthyer gjithçka në favorin tuaj. Në çift ujërat janë të qeta, por pak emocionuese. Venusi “shejtan” do të dijë t’ju sugjerojë idetë e duhura për të shpikur diçka intriguese.

Virgjëresha: Shumë mendime negative do të mbushin kokën tuaj këtë të mërkurë. Zbrazeni mendjen nga shqetësimet, shijoni disa momente paqeje ndoshta duke ju dedikuar kujdesit ndaj trupit: duhet të gjeni pak qetësi. Keni shumë ide në mendje por për momentin do të ishte më mirë të vazhdonit përpara gradualisht dhe të kënaqeni me qëllime realiste. Jo keq paraqitet dashuria.

Peshorja: Në këtë fazë duket sikur rastet ju ikin nga duart, janë në ndryshim të vazhdueshëm e si rrjedhojë të vështira për t’u mbajtur nën kontroll. Mos u shqetësoni dhe vazhdoni të sigurt në rrugën tuaj. Në dashuri mos u acaroni nëse diçka nuk shkon sipas parashikimeve: jo gjithçka i përgjigjet ligjeve të racionalitetit sidomos në ndjenja.

Akrepi: Kot të bëjmë sikur nuk ndodh asgjë por kjo nuk është dita juaj. Dikush nuk është i sinqertë më ju dhe nuk ka gjë qe ju irriton më tepër sesa të mësoni se besimi juaj nuk ju rikthehet. Është një moment i mirë për të rishikuar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe të bëni ndoshta disa ndryshime për të përmirësuar jetën në çift. Tregoni kujdes në atë që hani dhe se si i shpenzoni paratë.

Shigjetari: Yjet ju dhurojnë pak fat, që pavarësisht aftësive tuaja do t’ju ndihmojë të realizoni një projekt ambicioz. Do të keni një dëshirë të madhe për t’u argëtuar dhe akoma më tepër nëse jeni të lumtur në cift. Nëse jeni singëll do të keni rast të dashuroheni. Jeni në mes të njerëzve ndaj përfitoni nga ky moment për të takuar kultura dhe mënyra të tjera të të menduarit.

Bricjapi: Mund të mbyllni punët e marra përsipër por mos e shtyni nisjen e një projekti nga frika se nuk jeni në lartësinë e duhur. Do të merrni përsipër disa probleme praktike në cift të cilat shumë shpesh i delegoni, duke fituar aprovimin e partnerit. Kështu kuptimi me personin e zemrës do të jetë i shkëlqyer, gjë kjo që në këto kohë nuk duhet nënvleftësuar.

Ujori: Të shoqërueshëm, të buzëqeshur dhe të hapur për takime të reja, jeni duke revolucionarizuar cdo sektor të ekzistencës suaj dhe kjo gjë ju pëlqen. Pak të reja e pak dinamizëm: kaq ju mjafton për t’u ndjerë dhe qenë totalisht ndryshe. Mos u shqetësoni nëse në punë rriten përgjegjësitë:  do të shoqërohen me rritje ekonomike, prestigj dhe respekt.

Peshqit: Nuk e keni shumë të qartë se si të reagoni ndaj të papriturave që ju vë përballë Hëna. Kaq të pavendosur dhe hezitues gati gati nuk dukeni ju. Përpiquni që të përthithni situatat më të rëndësishme apo urgjente… gjithçka tjetër mund të presë. Nervozë, superkritikë dhe jo tolerant ndaj ambjentit të punës sot rrezikoni një “incident diplomatik” me shefin. Fjala e duhur: heshtni!