Dashi: Vështirësitë nuk mungojnë kurrë por sot që Hëna ju dhuron një humor të mirë, do të arrini t’i përballoni me lehtësi dhe pozitivitet. Mbështuni tek vetja në mënyrë optimiste, por pa rënë në eksese apo sjellje sipërfaqësore. Edhe pse është një moment i vështirë për dashurinë duhet të përpiqeni të qartësoni disa sjellje tuajat dhe të kaloni tensionet. Do të ketë ftesa.

Demi: Të bëni ironi me dobësitë tuaja pa e marrë veten shumë seriozisht do të ishte një taktikë e shkëlqyer për të riqepur një raport në krizë. Miqtë do të kenë një rol të rëndësishëm në këtë periudhë: hapuni me to dhe do të kuptoheni. Rikuperoni ekuilibrin tuaj. Nëse keni ndonjë vështirësi për të fjetur, mos e ekzagjeroni me kafetë dhe zëvendësojini me cajra.

Advertisement

Binjakët: Impenjimi ju çon në rrugën e suksesit: jeni shumë të vendosur të afirmoheni në pozicione prestigjoze dhe me shumë përfitime ekonomike. I vetmi rekomandim: shmangni përballjet e drejtpërdretja me ata që kanë autoritet më të lartë se posti juaj. Mos u druani, nëse ka ardhur momenti të deklaroni ndjenjat tuaja: fjalët do të mbërrijnë drejt e në zemrën e të interesuarit.

Gaforrja: Hëna do t’ju mbushë me energji pozotive dhe shpirt iniciative, pikërisht për atë që kishit nevojë për të mbyllur me sukses impenjimet tuaja. Kërkoni të zmadhoni diapazonin e interesave tuaja, duke ju dedikuar edhe aktiviteteve krijuese. Kultivoni raportin në çift me shumë dashuri dhe pasion: këto do t’ju rikthehen me të njëjtin intensitet.

Luani: Me Hënën dhe Marsin dis-harmonik do të sforcoheni për të ndenjur të përqendruar, mos i lini asgjë rastësisë. Angazhimi nuk ju tremb kur vihet në lojë prestigjii dhe stabiliteti profesional. Ju do të dini të nxirrni kthetrat. Nëse dashuroni dikë që është i lëkundur respektoni kohën e tij. Nëse jeni ju që hezitoni përse të mos i bëni disa pyetjes vetes? Pyesni përse?

Virgjëresha: Mund të mbështeteni në kreativitetin tuaj, memorien dhe impenjimin. Jeta profesionale merr kështu një përshtatje më të gjallë dhe do të jeni në gjendje të kaloni çdo pengesë. Jeni mendërisht akut dhe shumë aktiv, aq sa do të imponoheni me idetë tuaja me shumë aftësi. Jeta sociale dhe mondane shumë mirë.

Peshorja: Jeni energjikë, intuitivë, me fat dhe me shumë shpirt organizativ. Në punë kërkoni të shfrytëzoni këtë influencë pozitive që do ju dhurojnë yjet. Mund të jetë moment i mirë që t’ju nxjerrrë në pah dhe të merrni shpërblimin  e drejtë për profesionalizmin tuaj. Në dashuri mbrëmja do të jetë e parezistueshme dhe kush është në kërkim të dashurisë mund t’a gjejë atë thjesht duke zgjeruar rrethin e miqve.

Akrepi: Humori i mirë është i garantuar nga Hëna shumë harmonike kundrejt shenjës suaj. Parashikohen mundësi që do t’ju kënaqin. Për ata që punojnë me reklama apo publicitetet duhet të dini se do të lëvizë diçka në fushën komerciale. Aftësia që tregoni nuk është pa vlerë. Llogaria në bankë për shumë nga ju do të jetë stabël. Ndoshta mund pësojë pak ngritje.  Momente të këndshme me partnerin. Singëll? Në gjueti panorama do të jetë e egër.

Shigjetari: Yjet ju sugjerojnë që t’i dedikoni një pjesë të ditës kreativitetit. Lëreni të lirë talentin tuaj artistik. Nxirreni jashtë atë ëndërr që mbani në sirtarin tuaj të vogël. Kushedi ndoshta sot mund të bëhet realitet. Keni një nuhatje të jashtëzakonshme për paratë, sepse ju kombinoni inteligjencën dhe intuitën. Rezultati sukses i garantuar.

Bricjapi: Në sferën profesionale nuk do të jeni aspak organizativ dhe të kthjellët. E gjetët objektivin? Do të arrini t’a çoni deri në fund. Shumë mirë sfera sociale. Ndiheni shumë rehat së bashku me të tjetrët. Nëse ndiheni të sigurtë lëreni mënjanë turpin dhe do të arrini të përshtateni me partnerin. Merreni ju iniciativën dhe kështu do t’a lini gojëhapur. Udhëtimet ndoshta për qejf, ndoshta për punë.

Ujori: Hëna për ju do të sjellë një moment dorëzimi në rrugën e pavarësisë dhe në kapacitetin e menaxhimit, pa i kërkuar askujt asgjë. Por sot, duhet të bashkëveproni dhe duke u përballur do të keni mundësi të arrini diçka. Një problem “me gjemba” ka nevojë për një zgjidhje origjinale. Duhet të kuptoni se gjithçka keni bërë vetëm nuk do të japë rezultate.

Peshqit: Dita do të mbetet speciale falë Hënës dhe Neptunit. Një gjendje kënaqësie dhe mirëqenieje do të frymëzojë orët tuaja duke ju falur ëmbëlsi. Dëshirë për të ndarë me të tjerët të gjitha vlerat dhe emotivitetet së bashku me pasionet do t’ju bëjë pasionalë dhe të fuqishëm. Të reja do të kemi nga dashuria. Hëna sot do t’ju bëjë aktiv, ndërkohë Venusi do t’ju ndihmojë në projektet për të cilat keni luftuar.