Dashi: Optimizmi dhe energjia që do të çlironi sot do të jenë vërtetë ngjitës. Kjo për meritë të raporteve të mira të Hënës dhe Uranit, por edhe buzëqeshjes suaj. Asgjë nuk do të trazojë harmoninë tuaj sot, madje as ndonjë gojë e ligë. Çështjet e zemrës do t’ju rezervojnë surpriza dhe ndryshime shumë të këndshme: në këtë moment ka një argument që ju intereson shumë.
Demi: Kur ju dorëzojnë “zarfin” e gabuar shqetësimi juaj ndihet. Kujdes mos shpërtheni për faj të Hënës jo në harmoni. Merrni frymë dhe numëroni deri në 10 përpara se të flisni: ndoshta kështu do arrini t’a kontrolloni veten. Nëse nuk ndiheni në formë të mirë, provoni të dëgjoni muzikë klasike dhe zgjidhni një pjesë të gëzuar dhe të gjallë.
Binjakët: Super ditë kjo e sotmja me Hënën në trekëndësh. Do të keni grintë në çdo rast të mundshëm. Flitet për punë dhe këtë të martë do të ngriheni në kupë të qiellit e do t’ju vendosen dafina mbi krye: jepini mos lini asnjë mundësi t’ju shpëtojë. Surpriza shumë të bukura në fushën e dashurisë, ciladoqoftë situata juaj.
Gaforrja: Gëzoni një entuziazëm dhe forcë të shkëlqyer, falë Marsit dhe Venusit në fushën e 9-të (ajo e projekteve). Projektet do të shumëfishohen si me magji, iniciativat do të përfundojnë mirë pa qenë e nevojshme të ngrini as edhe një gisht. Nëse keni marrë një dhuratë të papritur dhe nuk keni pasur rastin t’a ktheni, filloni mendoni se si t’a bëni.
Luani: Kontrata që keni nëpër duar nuk ju bind plotësisht. Më mirë të kërkoni shpjegime përpara se të firmosni. Më Hënën në kundërshti nuk mund t’i besoni verbërisht gjithçkaje që ju thonë. Fatkeqësisht puna ju mban të impenjuar deri vonë dhe kjo do të thotë bye bye orëve të gëzuara me miqtë. Po punë e madhe fort, do i takoni më vonë edhe pse do të jeni të lodhur.
Virgjëresha: Kryeneçësia është një pikë force për të përballuar pengesat, por në këtë rast me Marsin në kundërshti mos e ekzagjeroni. Do të keni nevojë për një këshillë të paanshme nga një person kopetent, ndoshta edhe një mik. Në dashuri e kaluara ju peshon mbi shpatulla veçanërisht nëse ju është dashur të kaloni ndonjë moment të keq. Mendoni për të tashmen dhe dëshirat tuaja.
Peshorja: Të reja të papritura falë Hënës tek Ujori. Por qetësohuni, bëhet fjalë vetëm për gjëra të mira për ju, sidomos nëse jeni në kërkim të aventurave. Merrni seriozisht në konsideratë një ide në mënyrë që të dilni jashtë skemave dhe të ktheni faqe. Në punë do të jeni plot grintë dhe produktivitet, tregohuni të sigurt në kompetencat tuaja dhe të mjeteve që keni në dispozicion dhe rezultatet nuk do të vonojnë.
Akrepi: Në vend që të kërkoni në sipërfaqe, do të bënit më mirë të shqetësoheshit për aspektet e përgjithshme të çështjes: kuadratura e Hënës sot, nuk ndihmon. Për të korrigjuar ndoshta do t’ju duhet që të ripërshkoni hapat tuaj dhe ndoshta… të kërkoni falje me përulësi. Nuk do të jetë aspak e lehtë të flini me gjithë atë adrenalinë që keni në trupin tuaj. Një banjë e ngohtë me esenca agrumesh mund t’ju bëjë mirë.
Shigjetari: Vlerësoni faktin se jeni zgjedhur për t’u marrë me çështje delikate që vetëm ju mund t’i zgjidhni: është një shenjë e respektit të madh. Jeni brilantë, produktivë: keni batutën gati dhe jeni të hapur për ide dhe iniciativa të reja. Manovra të mëdha në fushën sentimentale, do të bëjnë të rishkëlqejë dielli në lidhjen në çift. Programe të këndshme në mbrëmje.
Bricjapi: Mos u mbështesni në rezultatet që keni arritur por përpiquni që të përmirësoheni gjithnjë: stimujt krijues nuk ju mungojnë kurë. Provoni të bëni disa kërkime të thelluara, në mënyrë që të jeni të përgatitur më së miri nëse do t’ju lindë nevoja. Sektori i dashurisë paraqitet më së miri. Nëse keni një partner që dashuroni, mund të mbështeteni tek një marrëveshje e përsosur, si në aspektin sentimental ashtu edhe atë erotik.
Ujori: Hëna në shenjë, e mbështetur nga Mërkuri dhe Urani, flasin për mundësi të shkëlqyera fituese në fushën sociale. Iniciativat tuaja do të kenë sukses, propozimet tuaja do të përqafohen dhe favorizohen. Do të keni mundësi të jeni fitues në të gjithë linjat. Ju pëlqen apo jo mbrëmja do të karakterizohet nga një romanticizëm intens, nga dëshira për butësi tek nevoja për përkëdhelje.
Peshqit: Nëse dita nuk do të jetë pozitive përsa i përket projekteve të reja, mund të nxirrni konkluzione të mençura dhe të rëndësishme mbi ato të kaluarat. Lërni mënjanë ç’ka keni mësuar në të mirë e në të keq e mos u mendoni shumë mbi të ardhmen. Disa zakone tuajat mund të kenë ndryshuar edhe pse në brendi të çiftit tuaj mund të gjeni një frenim ndaj gjërave të reja.