Dashi: Hëna tek Gaforrja vazhdon t’ju bëjë keq, impenjohet akoma më tepër t’ju fusë në keqkuptime nëpër takime të ndryshme pune, nisje apo udhëtime… Kini kujdes portofolin dhe celularin nëpër vende të mbipopulluara apo në tren pasi mund t’ju humbasin. Dedikojini pak nga koha e lirë sportit dhe pasioneve të tjera dhe shëtitjeve në diell: por përpiquni të mos e teproni që të mos përfundoni të rraskapitur në mbrëmje.

Demi:  Dita do të ketë një ritëm të gjallë dhe do t’ju sjellë ftesa e surpriza: në mbrëmje çlodhuni me një darkë mes miqsh dhe plot thashetheme. Hëna sestile tek Gaforrja garanton një sprint të denjë për duartrokitje për çështjet tuaja të zemrës. Ambicja është stimuli i duhur për të përparuar në aktivitetin tuaj, por duhet të vlerësoni nëse objekti i kompanisë është i përshtatshëm për forcën tuaj. Lajme!

Advertisement

Binjakët:  Ndërtoni pak nga pak skelën tuaj: një strukturë gjithnjë e më e fortë që do të mbajë çdo ide, madje edhe ato që synojnë shumë lart. Të rinjtë do të ndjejnë t’u rritet nevoja për t’u bërë të pavarur nga familja. Në një histori të re, fshijeni përshtypjen sipërfaqësore që ju bën të dukeni të ftohtë e të lirë si ajri: tregoni zjarrin që keni përbrenda.

Gaforrja: Ditë e shkëlqyer falë Hënës së Re në shenjën tuaj. Një ditë e bukur, ideale për aktivitete pa shumë pretendime, një ndeshje futbolli, një vizitë tek një mik. Shumë mirë paraqiten edhe kontaktet tuaja, punët që keni nisur, udhëtimet e po ashtu edhe takimet e reja në diskotekë apo në një festë në shesh. Mërkuri mundëson projektet tuaja komerciale: ndiqni intuitën.

Luani: Bëni që pikat tuaja të forta, vendosmëria dhe ndjeshmëria t’ju ndihmojnë të zgjidhni bllokimin e situatës në të cilën ndodheni. Nga pikëpamja ekonomiko—financiare do të bënit mirë të qëndronit larg investimeve të rrezikshme. Kënaqësitë më të mëdha vijnë nga fusha e dashurisë: ndonjëherë duket se realitetit ndërhyn në ëndrra dhe anasjelltas dhe keni frikë se mos përhumbni…

Virgjëresha: Yjet janë në dispozicionin tuaj dhe parashikojnë një ditë mjaft premtuese. Impenjimi juaj profesional paçka periudhës së pushimeve është plot me mundësi të mira. Nëse keni një partner ka ardhur momenti që të rinovoni ndonjë aspekt të raportit. Përpiquni që të keni një stil më të shëndetshëm jete për të parandaluar lindjen e problemeve.

Peshorja: Hëna tek Gaforrja ka tiparet e një shefi racional dhe këerkues që pretendon nga ju më tepër impenjim dhe të jeni më tepër konkretë. Kuptohet që sikleti është mëse i dukshëm: jeni të detyruar të punoni më shumë, gjë për të cilën nuk ishit përgatitur. Flini mjaftueshëm por nuk pushoni mirë, ndaj përpiquni t’a ndihmoni organizmin tuaj me aktivitet fizik konstant por jo shumë përsëritës.

Akrepi:  Vitaliteti juaj është në rritje dhe gjithçka duket se po shkon mirë sërish. Të reja të rëndësishme ju presin nëse keni një aktivitet profesional të pavarur. Do të merrni oferta prestigjoze edhe pse jo shumë fitimprurëse, por e rëndësishme është të filloni dhe të futeni në një ambjent të caktuar apo jo? Në aspektin afektiv keni dëshirë të arratiseni, ndoshta t’i lejoni vetes ndonjë “hallakatje” të vogël.

Shigjetari: Një ngecje e vogël lidhur me çështje që ju interesojnë do t’ju mbajë me frymën pezull, por me pas gjërat do të sistemohen vetë. Kujdesuni për veten, për fizikun dhe pamjen e jashtme. Mund t’ju duhet veçanërisht këto ditë jo fort të shkëlqyera: kur jeni të impenjuar, nervozë dhe të lodhur jashtë mase dhe mund të keni një pamje jo aq tërheqëse sa zakonisht.

Bricjapi: Reagoni ndaj një dite jo fort të shkëlqyer duke u shfrenuar pak, relaksuar e argëtuar. Ndoshta do të ndjeni tërheqje për dikë që do të ngjallë ndjesi faji kundrejt partnerit zyrtar: mos ja rrëfeni këtë gjë askujt, të paktën nëse lidhja juaj është vërtetë e rëndësishme. Yjet sugjerojnë që t’i dedikoni një pjesë të mirë të kohës suaj mirëqenies fizike.

Ujori: Jeni gati të rifuteni në lojë, të sigurt se mund të besoni tek fati: e në fakt prej pak kohësh fati nuk ju lë vetëm. Nëse keni ndërmend një projekt  të rëndësishëm, flisni me një mik ekspert që do të dijë t’ju këshillojë. Nëse është e vërtetë që planetët mbështesin projektet tuaja të punës, është po aq e vërtetë se ju u keni dedikuar atyre pjesën më të madhe të energjive tuaja. Pushoni, lëshojeni veten…

Peshqit: Hënë e re në Fushën tuaj të Pestë. Jeni një burim i pashtershëm gjetjesh dhe humori të mirë: kush ju frekuenton nuk mund të bëjë dot pa ju. Vërini energjitë tuaja në shërbim të shoqërisë, yjet bekojnë sipërmarrjet e mëdha. Parashikime të shkëlqyera edhe përsa i përket dashurisë. Ndoshta dikush do t’ja dalë mbanë t’ju bëjë të dorëzoheni?