Dashi: Ndonjëherë energjitë për të cilat kemi nevojë n’a kthejnë krahët pikërisht kur n’a duhen më shumë. Venusi, një planet me të cilin nuk keni pasur ndonjë ndjesi speciale, do të lërë shenjën tuaj atëherë kur shumë forca të qiellit rrezikojnë të ekzagjerojnë. Diplomacia e planetit të dashurisë do t’ju kish ardhur shumë në ndihmë por nuk do të ndodhë kështu. Nuk ju ngelet gjë tjetër veçcse të ndiqni ftesën për qetësi në pritje të eklipsit të së premtes, një fenomen që do t’ju ndihmojë të zgjidhni më me kujdes gjërat që do të bëni, apo të përdorni më mirë qëllimet tuaja, të thithni dritë dhe optimizëm paçka gjithkujt e gjithçkaje.

Demi: Një dallëndyshe mund t’a sjellë pranverën, sidomos nëse dallëndyshja është Venusi, planeti juaj që prej të martës do të lëvizë i lumtur mes yjeve tuaj duke paralajmëruar se stina e Demit nuk është shumë e largët. Venusi do t’ju ndihmojë të jeni më të fortë, të pavarur, të vendosur dhe autonom. Ky planet do t’ju përkëdhelë së bashku me Mërkurin, planet i aftë të shtrijë idetë, situatat, energjitë e momentit.  Në sfondin e kësaj paqeje të gjetur dhe harmonie kozmike do të përballoni me zemër të hapur eklipsin e së premtes, një fenomen që ka shumë mundësi t’ju ndihmojë të bëni realitet një ëndërr të thjeshtë, një ide, një shpresë intime. Më në fund do të buzëqeshni nga ky qiell.

Advertisement

Binjakët: Si mund të aspironi për një javë të qetë kozmike dhe tokësore nën një Mërkur kaq kompleks dhe të lëvizshëm? Iluzion i pastër, mirazh i vërtetë!  Planeti juaj do t’ju angazhojë në një “tour de force” që do t’ju shohë të pëfshirë në shumë fronte: nga vuajtja nga rregullat dhe paktet e së hënës, do të kalohet tek kaosi total fajin do t’a ketë Neptuni shumë i fuqishëm ditën e mërkurë, për t’u mbyllur më së miri falë energjisë së Plutonit në fundjavë.  Ndërkohë do të keni përballuar eklipsin e së premtes, një moment që do t’ju detyrojë të prezantoheni me shumë vëmendje në punë dhe tek çështjet praktike. Mos merrni asgjë si të mirëqenë, jo tani.

Gaforrja: Ka javë që në pamje të parë duken anonime, momente që edhe pse nuk bëjnë shumë zhurmë lënë shenja të përhershme brenda dhe jashtë nesh. Ditët në vazhdim psh. edhe pse nuk do të bien shumë në sy duket se do të jenë në parim për ju një moment shumë i mirë për të impostuar me baza të reja, relata, impenjime, bashkëpunime. Të premten në veçanti do të jetë një ditë vendimtare. Do të jetë dita kur do të vendosni mbi interesat dhe pasionet, për të kuptuar më tej se deri në ç’pike jeni të gatshëm të viheni në lojë dhe të rrezikoni. Eklipsi ju sugjeron të mendoni edhe për gjëra të bukura që ju apasionojnë dhe relaksojnë.

Luani: Bëni thesar shprehjen: ”Nuk është e rëndësishme arritja por fuqia, kapaciteti, burimet që disponojmë për t’a përballuar atë”. Venusi nga e marta do të jetë në kuadraturë, një shenjë që sjell vëmendjen tek çështjet profesionale, tek impenjimi dhe përkushtimi që do të duhet të tregoni për të menaxhuar profesionin tuaj. Të premten dielli do të nisë trekëndëshin e tij të bukur në shenjën tuaj, një shenjë e qartë kjo për shumë energji, entuziazëm, pasion dhe dëshirë për të vepruar. Eklipsi do t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj nevojës për dikë që duket se ka nevojë për ju.

Virgjëresha: Jeni peng të një Mërkuri që do t’ju vendosë shpesh dhe gati me kënaqësi në një pozicion të dobët dhe të brishtë kundrejt sulmeve dhe kapriçove të të tjerëve, një situatë kjo që nuk ju bind. Në ditët në vazhdim do të imponojë edhe luhatje të shpeshta humori. Të hënën do t’a keni të vështirë të duroni zyrën dhe impenjimet. Shpesh do të dukeni të pakënaqur nga ajo ç’ka bëni. Të mërkurën, ndryshe nga ditët e tjera dhe në një moment kaotik do të jetë gati gati e pamundur që të kuptoni drejtimin e duhur. Fundjava do të përmbyllet e pasur me inspirim dhe energji. Eklipsi i Diellit i së premtes do t’ju bëjë të kujdesshëm ndaj të rejave të papritura që mund të prekin dashurinë dhe atë që e rrethon.

Peshorja: Që nuk i doni situatat e rrëmujshme dhe pa finesë dihet. Pikërisht për këtë arsye në ditët në vijim Venusi nuk do të vendoset më në shtëpinë e shtatë, sepse është një vend me të vërtetë shumë kaotik. Më mirë të largoheni dhe të kërkoni qetësinë dhe forcë në një vend tjetër pa jetuar kontraste dhe tensione pafund që nuk kanë më kuptim. Ama do të duhet të përballeni me eklipsin e së premtes, një moment i rëndësishëm që do të kërkojë shumë vëmendje për të shmangur incidente të vogla, pakujdesi që rrezikojnë t’ju shkaktojnë disa probleme. Mbajini sytë hapur mirë, jini vigjilentë dhe asgjë nuk do të ndodhë.

Akrepi: Ato që do t’ju nevojitet në ditët e ardhshme do të jenë: qetësi, masë, buonsens dhe autokritikë. Deri më tani keni mundur t’i menaxhoni më së miri personat dhe situatat, por tani nuk do të jetë më kaq e thjeshtë. Stop! Mos vazhdoni të bëni simpatikët, nuk duhet të çudisni dhe të çuditeni me çdo kusht për të arritur kënaqësi dhe interes, sepse pikërisht një situatë që lidhet me kënaqësinë dhe argëtimin mund të ndryshojë në moment të fundit duke ju lënë pa fjalë. Vendosni të kompensoni rënien e lehtë energjike të së premtes (që varet nga tranziti i Diellit). Do t’ja dilni më së miri duke i lejuar vetes fat, pasion dhe entuziazëm në ditët e fundit të javës.

Shigjetari:  Më shumë se ju do të jenë të tjerët që do të flasin për ju dhe të ardhmen tuaj. Jeni duke u përballur me një Mërkur impenjativ, një planet që tregon për persona dhe situata  kaotike, jo stabël dhe të pasigurta. Me pak fjalë bëhuni gati të veproni që të mbani nën kontroll situata dhe persona që ju ç’orientojnë. Fundjava do t’ju sjellë situata interesante dhe shoqëri pasionante. Kini kujdes nga eklipsi i së premtes. Ndoshta diçka brenda jush do t’ju tradhëtojë dhe do të silleni shumë keq duke ju sjellë frikë dhe gabime. Ama ju kërkoni t’i përballoni pa i shmangur.

Bricjapi: Edhe pse mund të keni ndonjë preokupim legjitim shtyrë më tepër nga kalimi i Hënës në shenjën tuaj në ditët e para të javës fati juaj do të jetë i sigurt nga Venusi dhe nga trekëndëshi i tij, gjë kjo që flet qartë për përmirësimet, perceptimet ndaj çështjeve të rëndësishme si kënaqësia, profesioni, çështjet praktike dhe personale. Kini besim në atë që bëni (edhe pse Saturni ju ka bërë pak të pasigurt dhe të pavendosur). Mos harroni të shfrytëzoni eklipsin e së premtes për të ndryshuar mënyrën tuaj të të sjellurit me të tjerët. Mirë do të ishte të përmirësonit dhe perfeksiononit feeling-un.

Ujori: Saturni po hedh hapat e tij të parë në errësirë të plotë dhe pasiguri dhe kjo do të ketë një efekt mbi ju dhe energjitë tuaja. Java do të nisë pa qëllime të mëdha, me çështje të vogla praktike, me vështirësi në spostime dhe në mesazhe. Do të ketë pak mundësi për të shijuar jetën. Nuk do t’ju vijë në ndihmë as Venusi që do të jetë nga e marta në kuadraturë, përkundrazi do të mund t’a bëjë impenjative dhe shumë intensive të jetuarin e brendshëm. Me pak fjalë bëhuni gati për një javë të mërzitshme sepse do të jetë e pasigurt, pa një rrugëtim të qartë që do t’ju japë ndjesinë që jeni të dobishëm për veten tuaj. Shfrytëzojeni eklipsin e së premtes për të ndrequr një problem praktik sepse jeni ende në kohë.

Peshqit: Mërkuri është ideja, energjia mendore që tashmë ju përket dhe që mund t’a shfrytëzoni lirisht. Në ditët në vazhdim Mërkuri do të kushtëzojë mënyrën tuaj të të menduarit, jetuarit dhe së tashmes duke ju bërë pak të vuajtur ndaj rregullave dhe situatave të së hënës, duke ju bërë konfuzë dhe të rrëmujshëm të mërkurën, pasionalë dhe në kërkim të shokëve për aventura në fundjavë. Një moment që nuk rrezikon t’ju mërzisë, përkundrazi ka shumë për të thënë dhe propozuar. Vetëm eklipsi do të ngadalësojë pak objektivat dhe do t’i vërë ato në diskutim. Një energji e kundërt por e domosdoshme.