Hollande: Sulmet, akt lufte i ISIS-it; u planifikuan jashtë Francës

Arkiv

Presidenti francez, Francois Hollande i cilësoi sulmet terroriste të një nate më parë në Paris, si një akt barbarie dhe lufte i ndërmarrë nga ISIS-i.

Në një konferencë për shtyp, Hollande tha se pjesë e sulmeve kanë qenë tetë persona, përfshirë këtu edhe kamikazët.

Advertisement

Sipas kreut të Elizesë, sulmet ishin të mirëorganizuara dhe të planifikuara jashtë Francës. Ai premtoi luftë të pashembullt dhe të pamëshirshme ndaj terrorizmit dhe autorëve të terrorit në kryeqytetin francez.

Hollande njoftoi tri ditë zie në nderim të viktimave.