Holandë – Vijon sot procesi ndaj Karaxhic

Pas shtyrjes së seancës së djeshme sepse ai refuzoi të marrë pjesë në gjykim me pretekstin se nuk i ishte dhënë mjaft kohë për ta përgatitur mbrojtjen, trupi gjykues do të mblidhet sërish sot për ta vazhduar aty ku e pati lënë gjykimin e tij. Konkretisht, Karaxhiç përballet me 11 akuza përfshirë gjenocid dhe orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë, ndërsa ai e ka refuzuar të deklarojë fajësinë apo pafajësinë e tij. Ai gjithashtu pretendon se ka bërë një marrëveshje për imunitet me diplomatin amerikan Riçard Holbruk, i cili ndihmoi në përfundimin e luftës në Ballkan, ndërsa Hollbruk mohon të ketë bërë ndonjë marrëveshje me të.

Advertisement