Historia e Facebook në kinema

Ky projekt do të ketë regjinë e David Finch, i njohur për drejtimin e filmit të fundit “The curious case of Benjamin Button”. Historia do të nisë në kampusin e Harvard-it, me krijimin nga Mark Zuckerberg të një programi për shërbim vetjak e më pas zhvillimin dhe kalimin në statusin e një fenomeni botëror me më shumë se 200 milion përdorues. Nëse projekti do të pranohet, filmi do fillojë të xhirohet në fund të këtij viti.