Hillary Clinton hyn në garën presidenciale 2016

Zyrtarizohet lajmi se Hillary Clinton do të kërkojë një mandat presidencial gjatë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një reklame të postuar në faqen zyrtare të znj. Clinton.
Fillimisht në video shfaqen njerëz të ndryshëmtë cilët flasin për shpresat e tyre për vitin 2015, ndërsa në fund të saj shfaqet znj. Clinton e cila thotë: “Edhe unë po bëhem gati për dicka. Do të garoj për President.”
Nominimi i saj nuk është surprizë pasi prej kohësh demokratët e kanë deklaruar si kandidaten e tyre kryesore për garën e vitit të ardhshëm.
Kjo në fakt do të jetë hera e saj e dytë në garë presidenciale.
Hera e parë ishte në 2008 kur ajo humbi përballë kandidatit të atëhershëm, presidentit të sotëm, Barack Obama.

Advertisement