“Hi Khloe!”, Lamar Odom del nga koma

Lamar Odom ka dalë nga koma dhe i ka folur Khloe Kardashian, tre ditë pasi u gjet i pavetëdijshëm në një bordello të Nevadës.

Kris Jenner ka thënë në një intervistë për Açess Hollywood se Lamar foli me Khloe, dhe gradualisht po i heqin tubat, për ti zëvendësuar me një maskë për të marrë frymë.

Advertisement

Më herët E! News, e cila mbulon reality show e Kardashianëve tha se Lamar i kishte thënë “Hi” Khloes, kur kishte hapur sytë dhe kishte lëvizur gishtat.

Më pas ai kishte kërkuar të shihte fëmijët e tij, Destiny dhe Lamar Jr. TMZ raportoi më vonë se Odom tashmë është i aftë të marrë frymë vetë, pa aparaturat.

35-vjeçari mendohet të ketë pësuar një goditje për shkak të overdozës së drogërave në një bordello të Nevadës. Teksa lutjet e familjarëve të tij janë dëgjuar, mbetet ende e paqartë se sa dëme afatgjata mund t’i ketë shkaktuar ish basketbolistit të LA Laker.