Heidi Klum mendon për nënat

Ajo do të lançojë jo një, por dy linja veshjesh shtatzanie muajin e ardhshëm. Linja e parë që quhet Lavish by Heidi Klum do të mund të gjendet në dyqanin “A Pea in The Pod”, ndërsa e dyta e quajtur Loved by Heidi Klum mund të gjendet ekskluzivisht në “Motherhood Maternity”. Modelja kështu ka ndjekur gjurmët e Nicole Richie e cila vitin e kaluar po ashtu nxorri në treg një linjë veshjesh për femrat shtatzënë në bashkëpunim me “A pea In The Pod”. “Jam përballur me sfida fashioni gjatë katër shtatzanive të mia ndaj kombinova njohuritë mbi stilin, komfortin dhe prakticitetin për të krijuar këto linja. Të jesh shtatzënë nuk duhet të pengojë për të qenë fashion dhe të ndihesh shumë mirë me ndryshimet që i ndodhin trupit. Është një udhëtim shumë emocionues”,- ka thënë ajo.

Advertisement