Haxhinasto dhe Veliaj inspektojnë punimet në Unazën e Re

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto si dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan të martën punimet në Unazën e re të Tiranës.

Ministri Haxhinasto duke folur për mediat, tha se punimet janë duke ecur, por sipas tij, ka disa vështirësi që lidhen me shpronësimet e pronarëve.

Advertisement

Sipas Haxhinastos, kërkohen ndërhyrje ligjore për të shpronësuar pronarët që kanë ndërtuar për gjatë vendit ku do të kaloj ky segment rrugor.

“Së bashku me këtë segment po zhvendoset edhe infrastruktura nëntokësore, kanalizimet dhe infrastruktura tjetër. Firma po punon me një cilësi të mirë. Gjatë këtij viti do të shikojmë mundësinë që ta trajtojmë në mënyrë prioritare përsa i takon financimeve pasi siç e dini ka një plan të caktuar dhe një buxhet të caktuar që shpërndahet në mënyrë propocionale për projektet prioritare që ka vendi. Këto ndërhyrje janë të domosdoshme për rrjetin tonë rrugor dhe për rrjedhjen e trafikut në Tiranë. Ky kryqëzim është shumë i rëndësishëm dhe realizimi i kësaj vepre ndikon në lehtësimin e fluksit të hyrjes në Tiranë dhe devijimit në një kah tjetër”, tha Haxhinasto.

Ministri Haxhinasto duke folur më tej lidhur me infrastrukturën rrugore tha se shumë shpejt nis zbatimin projekti i qeverisë shqiptare me Bankën Botërore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. “Janë rreth 130 milionë dollarë që do të investohen për mirëmbajtjen e rreth 1300 km të rrjetit kryesor të rrugëve për ti sjellë ato në shërbim të qytetarëve me një standard krejtësisht tjetër jo vetëm si mirëmbajtje rutinë, por si investime”, tha kreu i MTI-së.

Ministri informoi po ashtu se janë marrë masa serioze për përballimin e ngricave që do të përfshijnë vendin në ditët në vijim për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve.
I pyetur nga mediat mbi Rrugën e Arbrit, ministri Haxhinasto informoi se ” vlerësimi i ofertës për Rrugën e Arbrit është kompleks sepse kompania kineze ka sjellë ndryshime në projekt që reflektojnë vlera të ndryshme nga parashikimet e ARRSH-së”.

Sipas tij, është e nevojshme të verifikohen e konfirmohen në mënyrë institucionale vlerat e propozuara nga kompania kineze edhe me konsulentin, me qëllim që kur të nisim punimet të kemi një projekt me cilësi të lartë e jo të hapim një gropë siç edhe ka ndodhur në shumë raste më parë. Por gjtihsesi, ministri theksoi se jemi jemi brenda kufinjve kohorë të përcaktuar në ligj për të trajtuar ofertën.

Edhe sa i përket rrugës Tiranë-Elbasan, ministri informoi se është një projekt tjetrë i rëndësishëm që paraqet një sërë preblematikash të trashëguara.
Por gjithsesi po vijojnë punimet, theksoi Haxhinasto.

Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, vuri theksin tek shpronësimet që sipas tij, jo vetëm bëhen pengesë për ecurinë e projektit por kanë krijuar kosto në buxhet pasi janë legalizuar ndërtime të paligjshme mbi kolektorë, të cilat duhen shpronësuar nga buxheti i shtetit.

Ai informoi po ashtu se këto ndërtime sjellin probleme edhe në qytet sa herë ka reshje shiu. Sipas tij, këto ditë vendi do të përfshieht nga reshej të mëdha shiu, për të cilat paralajmëroi edhe përmbytje në kryeqytet. Konkretisht ditën e nesërme, tha Veliaj do të ketë reshje të dendura shiu nga mesdita e deri në mbrëmje, ndaj dhe ju bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet në këtë orar.