Harry Styles zbuloi se kënga e tij “Watermelon Sugar” ka të bëjë me orgazmën femërore…“Kjo këngë ka të bëjë me … nuk ka shumë rëndësi për çfarë bëhet fjalë… Por po e them që bëhet fjalë për ëmbëlsinë e jetës,“- u shpreh këngëtari.
Me pas ai shtoi: “Ka të bëjë edhe me orgazmën femërore, por kjo është tjetër gjë…”
Ky pohim vjen pas shumë kohësh spekulimesh në lidhje me kuptimin e këngës.
Në mënyrë të vazhdueshme, Harry Styles i shmangej pyetjeve që synonin këtë përgjigje.
Style bëri bujë me videoklipin e këngës, në të cilën artisti u pa duke shijuar feta shalqiri, ndërsa vajza dhe djem e rrethonin atë në plazh. Më pas kënga u komentua më shumë për kuptimin e saj, të cilin më në fund e zbuluam.