Harry Styles dhe Olivia Wilde ndahen pas dy vitesh lidhje!

Në lajmet e së premtes mbrëma, u tha se Olivia Wilde dhe Harry Styles janë ndarë. Më konkretisht, ata po bëjnë një “pauzë” nga lidhja e tyre gati dyvjeçare, sipas burimeve të shumta për People.

“Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit. Ajo është duke u përqendruar te fëmijët dhe puna e saj në Los Aangeles,” tha një burim.

Advertisement

Harry dhe Olivia janë “ende miq shumë të ngushtë”, por një tjetër burim i brendshëm tha se “Tani për tani, ata kanë prioritete të ndryshme që po i mbajnë larg njëri-tjetrit.”

Bazuar në disa të dhëna, duket sikur kjo ndarje ka ndodhur së fundmi, sepse Olivia u pa në koncertin e Harry-t në Harryween disa javë më parë.

As Harry dhe as Olivia nuk kanë folur ende për ndarjen e tyre. Por ne këtu jemi, rishkruhemi sërish për çdo përditësim