Harry Styles dhe Emily Ratajkowski filmohen duke u puthur!

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski u panë duke u puthur në rrugët e Tokios, a thua se askush nuk po i shihte.

Në një video të Daily Mail, Harry dhe Emily shihen jashtë një makine duke shkëmbyer një french kiss. Ratajkowski përkëdheli faqet e Styles teksa ata putheshin. Harry ndodhej në Tokio për të performuar si pjesë e turneut të tij “Love on tour”.

Advertisement

Ylli i “As it was” më parë ishte në një lidhje Olivia Wilde, romancë e cila përfundoi në nëntor 2022 pas dy vitesh bashkë.

Fansat e këngëtarit Harry Styles janë të bindur se ai “manifestoi” lidhjen e tij me modelen e njohur Emily Ratajkowski. Në një video e cila daton 8 vite më parë, shfaqet anëtari i One Direction në një intervistë, ku pyetet për simpatinë që mund të ketë për një personazh të njohur e për çudi, ai thotë emrin e Emily.

“Emily Ratajkowski” u përgjigj Styles, duke e shqiptuar jo mirë mbiemrin e saj.

Fansat shkruajnë: “Atëherë mirë për të. Ëndrrat bëhen realitet”

Të tjerë mendojnë se modelja ka ngjashmëri të madhe me ish-in e Styles, Kendall Jenner, me të cilën ai ishte në lidhje për vite me rradhë.

“Dua të them se ajo duket si Kendall,” vuri në dukje një komentues, ndërsa dhjetëra të tjerë komentuan mbi fuqitë e manifestimit të Styles.