Harroi të lajmëronte se ishte gjallë

Këngëtari ka qenë viktimë e raportimeve fallco se kish vdekur në një aksident me makinë, gjë e cila ka shkaktuar pikëllimin dhe reagimin e fansave nëpër rrjetet sociale. “Fillimisht edhe unë u hutova fare nga ky lajm, u hutova aq shumë sa harrova të raportoja se isha gjallë. E dija që ishte dikush që po bënte një rreng, por koha kalonte dhe fansat frikësoheshin akoma më tepër sepse nuk kishin dëgjuar për mua. Pikërisht ai ishte momenti kur vendosa të postoja një foto për të provuar se isha ok. Është një çmenduri që gjëra të tilla ndodhin dhe më vjen shumë keq që ndokush e besoi”,- ka deklaruar Usher.