Filmi më i ndjekur i të gjitha kohërave për periudhën e festave të dhjetorit është “I vetëm në shtëpi”. Për të gjithë fansat tani ka një lajm shumë të mirë, mund të shijojnë një rezidencë të vërtetë McAllister, e cila së shpejti do të jetë e disponueshme për rezervime përmes Airbnb për një natë më 12 dhjetor.

Katër të ftuar mund të qëndrojnë në shtëpinë e Winnetka, Ill. dhe të darkojnë në kuzhinën ku shijoheshin picat dhe derdhej qumështi 30 vjet më parë në filmin e dashur me Macaulay Culkin.

Advertisement

“Ju mund të mos më mbani mend si mikpritës, por unë jam rritur dhe do të jem i lumtur të ndaj me ju shtëpinë time, madje edhe picën time, këtë sezon festash.” thotë Buzz.

Aktori madje po u jep katër njerëzve me fat një çantë LEGO Ideas Home Alone për të kujtuar kohën e tyre në rezidencën McAllister.

Ne mund të jemi të gjithë më të vjetër dhe më të mençur tani, por nuk jemi kurrë aq të vjetër sa për tëmos festuar. Pra, këtë vit, kaljini pushimet jo aq vetëm në shtëpi, në shtëpinë e prindërve të mi”, ka thënë më tej aktori.