Hap pas hapi si të keni buzë më mishtore e të plota, pa gjilpëra e ndërhyrje

Të rrisësh volumin e buzëve në mënyrë natyrale kërkon teknik dhe disa truke, në të kundërt ju do të dukeni metra larg që thjesht keni vijëzuar buzët më shumë nga se duhet. Living do të tregojë hap pas hapi më poshtë se si të konturoni buzët dhe si duhet t’i lyeni në mënyrë që të duken më mishtore e të plota.
1. Duke qenë se buzët e thata reflektojnë më pak dritë, kjo bën që ato të duken më të vogla. Për të pastruar qelizat e thata pastroni buzët me ndihmën e një furçe. Kjo gjithashtu nxit qarkullimin, duke u dhënë një ngjyrë të kuqe natyrale

Advertisement

2. Fill pas eksfoljimit përdorni një zbutës buzësh për t’i hidratuar në nivel qelizor.
3. Hapi i tretë dhe ai më i rëndësishmi është përdorimi i një korrektor për të “fshirë” konturet e buzëve tuaja. Pasi të keni njëtrajtësuar ngjyrën e buzëve me atë të lëkurës jeni gati të konturoni “buzët e reja”

4. Me ndihmën e një lapsi që i afrohet ngjyrës natyrale të lëkurës harkoni buzët dhe me një buzqëkuq lyeni qëndrën e buzës.
6. Shmangni buzëkuqët e errët pasi ngjyrat e errëta rrafshojnë pamjen e gojës.
7. Përdorni dy ngjyra të buta.
8. Pas aplikimit të ngjyrave nude, përdorni një furçë për të lyer buzët me një buzëkuq tjetër me sjkëlqim e jo mat.

Living