“E vetmja mënyrë për t’a bërë lëkurën tonë më të çelët dhe pak më të verdhë është të ngrënët sipas një diete të pasur me fruta dhe perime”,- ka thënë Profesori David Perrett nga Universiteti St Andrews. Pigmenti i verdhë janë karotenoidet dhe gjenden tek ushqime si karrota apo kumbullat. Gjithashtu dhe melanina (pigmenti i nxirjes) e bën lëkurën të duket më e verdhë. Gjithsesi studimi tregoi se lëkurat më të çelëta dhe paksa të verdha u konsideruan nga vullnetarët që morën pjesë në studim si më tërheqëse se lëkurat e errëta (që shpesh perftohen nga nxirja natyrale apo artificiale). “Këtej në perëndim shpesh mendojmë se nxirja është mënyra më e mirë për të përmirësuar ngjyrën e lëkurës, por studimi ynë sugjeron se jetesa e shëndetshme me një dietë të mirë ushqimore mudn të jetë akoma më mirë”,- ka thënë Ian Stephen nga Universiteti i Bristol-it. Në këto kushte ju themi të hani sa më shumë karrota dhe kumbulla.