Halim Kosova uron Veliajn për fitoren: Shpresoj që do t’i mbajë premtimet

Foto Arkiv

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie për Tiranën, Halim Kosova uroi kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe përgëzoi mbështetësit në këtë sfidë për kryeqytetin.

Z. Kosova doli pasditen e sotme në një konferencë për mediat për të pranuar jo vetëm humbjen e garës, por për të uruar kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa premtoi se do të vazhdojë të kontribuojë në mbështetje të kryetarit të ri në shërbim të qytetarëve.

Advertisement

“Unë zgjodha të hyj në këtë garë për kryeqytetin për të kontaktuar drejtpërdrejtë me qytetarët në çdo fshat dhe lagje të Tiranës dhe për të njohur problematikat e tyre. Bëmë një garë të mirë dhe falenderoj anëtarët e Partisë Demokratike që kanë punuar pa u lodhur për të garantuar vullnetin e qytetarëve, që tashmë kanë në dorë votat e Këshillit Bashkiak. Falenderoj stafin, mbështetësit, të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë. Uroj fituesin, pasi tashmë është shpallur Erion Veliaj, dhe gjithashtu urojmë të mbajë premtimet, që të mos zhgënjejë qytetarët dhe ne do të vazhdojmë të angazhohemi në çdo çast në shërbim të qytetarëve kryeqytetas”, tha Kosova.