Fluturimet u ndaluan të mërkurën, pasi Florida, aty ku edhe janë dërguar shumica e viktimave, njoftoi për mungesë kapacitetesh për vendosjen dhe trajtimin mjekësor të të lënduarve. Nga ana e tij, guvernatori i Floridës, Charlie Crist ka kërkuar një shpërndarje më të drejtë të ndihmave financiare për të lënduarit e Haitit. Gjatë shpalljes së vazhdimit të fluturimeve, Shtëpia e Bardhë, tha se “partnerët” e brendshëm dhe të jashtëm kanë dhënë siguri se ka “kapacitete plotësuese” për trajtimin e të plagosurve.