Haiti – OKB kërkon fonde për luftën ndaj kolerës

Zëdhënësja e OKB, Elisabeth Byrs ka deklaruar se nëse fondet nuk sigurohen, “të gjitha përpjekjet tona mund të rrënohen nga epidemia”. Ajo tha se kjo sëmundje ka infektuar deri tani 11.125 persona në 5 nga 10 rajonet e Haitit. Ekipet mjekësore po luftojnë për ta mbajtur kolerën brenda kufijve të kryeqytetit Port au Princ, pavarësisht frikës së ajo mund të përhapet në kampet me cadra ku jetojnë të mbijetuarit e tërmetit të janarit. Sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë, mbi 80 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Advertisement