Haiti – Mbi 200 mijë të vdekur nga tërmeti, një milion të pastrehë

Shifrat u bënë të ditura nga kryeministri i Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Porto Prince, sipas të cilit gjithësesi, në këtë numër nuk janë përfshirë personat të cilët ishin nën gërmadha dhe ndërkohë janë varrosur prej familjarëve të tyre pa mundësuar ndonjë evidencë të saktë. Ndërsa sa u përket shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, shifra e tyre numërohet të jetë rreth 250 mijë të tilla, duke lënë mbi një milion persona të pastrehë. Bëhet me dijeni se ish-presidenti amerikan Bill Clinton, me kërkesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë postin e shefit për koordinimin e ndihmave ndërkombëtare dhe rindërtimin e Hatiti, ndërsa ishte edhe para tërmetit i deleguari posaçëm i OKB-së për Haitin.

Advertisement