Haiti – Dëmet e tërmetit 11.5 miliardë dollarë

Lajmi bëhet me dijeni nga qeveria e këtij vendi të Karaibeve, e cila ka vlerësuar se Haitit do t’i nevojiten për rindërtimin e tij pas tërmetit, 11.5 miliardë dollarë. Ndërkaq, bëhet me dijeni se plani për rindërtimin, në hartimin e së cilit morën pjesë edhe organizatat humanitare, do të prezantohet në konferencën mbi Haitin më 31 mars në Nju Jork. Realisht, janë mëse 218 mijë haitianë të mbijetuar nga tërmeti, të cilët ende po jetojnë në kampet e përkohshme në kryeqytetin Porto Prince.

Advertisement