Haiti – Clinton viziton vendin, SHBA mbështetje maksimale

Presidenti Obama është shprehur se Shtetet e Bashkura do të mbështesin tërësisht përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkembjes së Haitit tani dhe në të ardhmen. Konkretisht, qeveria amerikane premtoi 100 milion dollarë për daljen e Haitit nga situata. Ndërkaq, ai gjithashtu u ka kërkuar ish-presidentëve Xhorxh Bush dhe Bill Klinton që të drejtojnë përpjekjet private për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Haitin. Nga ana e saj, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shkuar dje në Porto Princ për t’u takuar me presidentit e Haitit Rene Preval dhe për të parë nga afër përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit. Klinton ka pohuar se vizita e saj është një gjest i cili shpreh përkrahjen e palëkundëshme, solidaritetin dhe keqardhjen e Shteteve të Bashkuara ndaj njerëzve të Haitit.

Advertisement