Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Kreu i misionit të OKB-së, gjenerali tunizian Hedi Annabi, i cili sipas qeverisë haitiane ka humbur jetën gjatë shembjes së pallatit të OKB-së në Port-au-prince, konsiderohet i zhdukur. Të njëjtin fat ka pasur edhe zëvendësi i tij, kanadezi Kim Bolduc. Organizata ka konfirmuar vdekjen e 14 personave: dhjetë të kaskave blu braziliane, tre ushtarë jordanezë dhe një civil Haitian. Të plagosur për momentin janë 56.