Hailey Bieber pozon me bikini dhe tregon sekretin e formës së saj.

Saturday, March 14, 2026

Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pasi publikoi disa foto me bikini në Instagram.

29-vjeçarja u shfaq në formë të shkëlqyer teksa po pushonte në rezidencën e saj, e veshur me bikini të verdha, duke shkruar në përshkrim: “Është verë”.

Përveç fotografisë me rroba banje, Hailey ndau edhe një pamje nga brendësia e shtëpisë që ndan me bashkëshortin e saj, këngëtarin Justin Bieber, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, në një intervistë në podkastin “SHE MD”, Hailey foli edhe për jetën personale, duke treguar se shtatzënia me djalin e saj Jack Blues Bieber ishte një surprizë për të dhe bashkëshortin e saj.

Ajo tregoi se më parë ishte diagnostikuar me një gjendje mjekësore të quajtur septum uterin, e cila mund të sjellë komplikime gjatë shtatzënisë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ajo mbeti shtatzënë në mënyrë të papritur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -