Ish- lideri i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç ka refuzuar sërish të vetëdeklarohet lidhur me aktakuzën, që e bën atë përgjegjës për genocide, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të viteve ’90. Gjatë seancës së radhës së ditës së martë në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë të Holandës, trupi gjykues ka marrë parasysh edhe deklaratat e mëparshme të Radovan Karaxhiç, i cili është shprehur se nuk ndihet aspak fajtor për 11 pikat e aktakuzës së ngritur ndaj tij. Ish-shefi politik i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç u arrestua në korrik të vitit 2008 nga forcat serbe të shërbimit sekret, pas 13 vjetësh në arrati. Ai ka jetuar në Serbi nën një identitet të rremë, dhe punonte si mjek në një klinikë private në komunën e Beogradit të ri. Lideri i serbëve të Bosnjës gjatë luftës nga viti ’92 – ’95, akuzohet nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës me 15 raste genocidi, krime lufte e krime kundër njerëzimit, si dhe krime të tjera të kryera në vitet 1992 – ’96. Karaxhiç inkriminohet se bashku me gjeneralin Ratko Mlladic si autor i masakrës së Srebenices ku u vrane me teper se 8 mije myslimane. Në qoftë se Karaxhiç shpallet fajtor nga Gjykata e Hagës, mund të dënohet deri në burgim të përjetshëm.