Hagë – Gjykata për krime lufte nuk pranon t’i japë Karaxhic imunitet nga ndjekja penale

Ky vendim mban në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët në muajin dhjetor se çdo marrëveshje për imunitet ndaj ndjekjes penale për një të akuzuar do të ishte e pavlefshme. Gjykata e Hagës tha se imuniteti për Karaxhiç, do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Karaxhiç pretendon se i dërguari amerikan për paqe Riçard Hollbruk kishte rënë dakord për një marrëveshje që i jepte imunitet ndaj gjykimit ish udhëheqësit serb nëse ai tërhiqej nga jeta publike. Ambasadori Hollbruk ka mohuar se ka bërë një marrëveshje të tillë. Por gjykata e Hagës i dha urdhër prokurorisë që t’i japë Karaxhiçit çdo dokument nga takimi me zotin Hollbruk në vitin 1996, përfshirë proces-verbalet e ndonjë bisede rreth çështjes së imunitetit .

Advertisement