U ndanë me vetëdije në Mars 2014 pas 10 vitesh martesë, dhe po ashtu kanë kaluar bashkë këtë Shën Valentin!
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin janë parë të shtunën e 14 Shkurtit teksa shëtisnin në Malibu me fëmijët e tyre Apple, 10 vjeç, dhe Moses, 8.
“Chris i dha fëmijëve kopsa ku shkruhej “Love” dhe një të tillë e kishte dhe për vete. Moses luante me djalin e Kate Hudson, po ashtu edhe Apple kishte marrë nje shoqe me vete. Kjo gjë i dha mundësinë Gwyneth dhe Chris-it që të kalonin pak kohë bashkë”, ka thënë për US Magazine dikush që i ka parë.
Çifti duket se e ka shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa ne nje moment të dy janë kapur për krahu teksa shëtisnin.
I gjithë ky zhvillim nuk përbën surprizë duke patur parasysh se të dy kanë folur shumë mirë për njëri-tjetrin që pas ndarjes.
“Kemi punuar shumë për të qenë në këtë pikë. Jemi shumë të afërt dhe kjo është diçka e bukur. Në një farë mënyre më duket se ka qenë e shkruar që të kishim këtë marrëdhënie”, ka sqaruar Paltrow.