Gwen Stefani ka folur për vitin e saj “të tmerrshëm” dhe ka pranuar se divorci nga bashkëshorti nuk ishte në planet e saj.
Stefani madje ka thënë se kjo ishte gjëja e fundit që mendonte se do i ndodhte.
“Shkoja në studio… të gjithë e dinin se cfarë më kishte ndodhur. Po divorcohesha, gjë që nuk ishte fare në planet e mia. Nuk e di… Një tronditje. Një vit i cmendur dhe i tmerrshëm, një shpërthim në jetën time”, ka thënë Stefani.
Por dëshpërimi duket se i dha fund bllokimit artistik që po përjetonte këngëtarja.
“Nuk doja të dilja nga krevati dhe doja vetëm të qaja… Por vajta në studio dhe isha e bindur se duhet të nxirrja dicka në dritë nga kjo ndodhi. Nuk doja ta harxhoja kot kohën time.”
Megjithatë gjërat janë përmirësuar në jetën e këngëtares. Tashmë ajo është lidhur me bashkëpunëtorin e saj në The Voice, Blake Shelton.

Advertisement