Gwen Stefani ka një fans aq të fiksuar pas saj sa që ka kërcënuar të vrasë veten.
Për këtë arsye Gwen ka marrë nga Gjykata një urdhër mbrojtjeje 3 vjecar, kundër Richard Portnoy.
Vec të tjerash, fansi i saj i cmendur, ka vajtur edhe në estetikën ku këngëtarja bënte akupunturë.
Por sipas Gwen, Portnoy ka bërë edhe më shumë se kaq.
Ai i ka vajtur edhe në shtëpi në disa raste, me lule, ëmbëlsira dhe letra romantike.
Sipas dëshmisë që ka dhënë këngëtarja, Portnoy në njërën prej letrave shkruante se kishte bindjen që Gwen nuk ishte e lumtur dhe se ai mund ta ndryshonte këtë fakt.
Portnoy është i pasur, jeton në një zonë të pasurish dhe ka makina shumë të shtrenjta.
Në një tjetër rast, Portnoy sërish ka vajtur në shtëpinë e Gwen ku ka takuar të atin e saj. Aty ai ka thënë se ka parë disa foto ku Gwen është penguar duke ecur, ndërsa ka shtuar se nuk mund të jetojë dot nëse Gwen lëndohet.