Gungë në stomak, mjekët mbeten pa fjalë

Rasti i një gruaje të sëmurë ka lënë doktorët të shokuar. Në stomakun e saj u gjetën objekte metalike, përfshirë unaza, byrzylykë dhe karfica. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Indi.

Mediat kanë bërë publike vetëm emrin e gruas. Ajo quhet Sangita dhe shkoi në spital prej dhimbjeve në stomak. Të shqetësuar për gjendjen e saj, doktorët ndërmorën një seri analizash për të kuptuar se çfarë i shkaktonte simptomat. Ata mbetën të habitur kur panë një gungë në stomak, që përbëhej nga shumë objekte metalike.

Advertisement

Mendohet se pacientja i ka gëlltitur objektet për një kohë të gjatë, gjë që ka shkaktuar edhe forcimin dhe bashkimin e metaleve në bark.

“Stomaku i gruas ishte bërë shumë i fortë. Skaneri me rreze tregoi një gungë në stomak. Gjilpërat që kishte gëlltitur i kishin çarë mushkëritë madje edhe muret e stomakut duke na detyruar që ta ndërmarrim menjëherë operacionin”, u shpreh kirurgu Nitin Parmar.

Megjithatë mbeten ende të paqarta arsyet pse Sangita ka gëlltitur metalet, shumë prej të cilave ishin të mprehta. Nga ato që shkruajnë mediat përpara se të shtrohej në spital, ajo është gjetur duke u endur rrugëve./abcnews.al