Grupi “Lllokumet” mahnit jurinë e DWTS! Për herë të parë, i afrohen pikëve maksimale!

Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte.

Grupi i parë që performoi mbrëmë në “Dancing With The Stars” ishte “Llokumet”, të cilët duket se e kishin kryer më së miri detyrën e tyre me koreografinë e krijuar.

Advertisement

Ata sollën në skenë një festë latine, në 4 vende të ndryshme dhe vështirë se dallohej konkurrenti nga balerinët profesionit.

Performanca u prit shumë mirë nga juria, të cilët për herë të parë, nuk patën asnjë kritikë.

“Energjia e përbashkët e grupit ishte faktastike”- ishte komenti i kryetarit të jurisë, Kledi Kadiut.

Kjo u reflektua edhe në pikët e jurisë, ku grupi “Llokumet” me; Arditi dhe Jora; Julka dhe Silvester; Arbër dhe Erisa; Elhaida dhe Ledian; Genti dhe Emanuela; Sara dhe Luixhino arritën të rrëmbenin 37 pikë.