Grupi i famshëm i pop-it amerikan, Lady Antebellum ka ndryshuar emrin, duke e bërë thjesht “Lady A”. Ky vendim është marrë nga grupi i “Need You Now”, pasi emri i mëparshëm ka konotacion negativ që përkon me epokën e skllavërisë.
Fjala (antebellum-para luftës) është përdorur për t’ju referuar periudhës dhe arkitektuarës së Amerikës Jugore, para Luftës Civile.
Pjesëtarët e grupit thonë se emrin e kanë marrë të frymëzuar nga stili arkitekturor, por tani kërkojnë ndjesë për gjithë dhimbjen që mund të kenë shkaktuar padashje.
Përmes një statusi në Twitter, ata thonë se “sytë e tyre janë të hapur ndaj padrejtësive, pabarazisë dhe gjithë problemeve me të cilat burrat dhe gratë me ngjyrë janë përhapur”.
Emri i grupit fillimisht ju referua stilit arkitekturor të një shtëpie, ku pjesëtarët e bandës bënë fotot e para, 14 vite më parë.
“Si muzikantë, na kujton muzikën që lindi në Jug dhe që ndikoi tek të gjithë ne, por jemi të penduar dhe të turpëruar t’ju themi se nuk morëm parasysh peshën e kësaj fjale, që lidhet me periudhën e para Luftës Civile, që përfshin gjithashtu skllavërinë. Na vjen shumë keq për këdo që kemi lënduar, apo e kemi bërë të ndihet të pasigurtë, të pavlerësuar.”
Grupi thotë se ky vendim është një reflektim personal, një diskutim i ndershëm mes bandës, kolegëve dhe miqëve të ngushtë me ngjyrë.
Banda, që tani quhet “Lady A” është shumë e famshme për hitin “Need You Now” që arriti të listohet në vend të dytë në Amerikë dhe në top 20 këngët më të mira në Britani, në 2010-ën.