Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas deklaratës së komisionerit Johannes Hahn për çështjen çame. Përmes një deklarate për shtyp, ministria e Jashtme greke shprehet se Çështja çame nuk ekziston dhe thekson se deklarata e Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. “Çështja çame nuk ekziston. Deklarata e Johannes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Hahn të tërheqë deklaratën e tij dhe ta korrigjojë, pasi ka shkelur kompetencat e tij. Çamëria nuk ekziston, për këtë arsye nuk mund të pranohet apo negociohet” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Një ditë më parë komisioneri Johahens Hahn në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar se çështja çame duhet të negociohet mes dy vendeve.