Greqia dhe Turqia vendet e para që do të vizitojë Rasmusen

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave këtë e bëri të ditur vetë Rasmusen në konferencën për shtyp në Bruksel. “Prioritet për mua do të jetë t’i zgjidhim pengesat të cilat krijohen lidhur me problemin e Qipros. Kjo është një çështje për të cilën do të bisedoj me autoritetet e Greqisë dhe të Turqisë, gjatë vizitave to mia në ato shtete”, ka deklaruar Rasmusen. Diplomatë nga Brukseli mendojnë se Turqia e pengon realizimin e planeve për politikë të përbashkët mbrojtëse evropiane, sepse nuk e miraton faktin që Qiproja merr pjesë në atë proces, ndërkaq që nuk është anëtare e Aleancës. “Greqia dhe Turqia do të jenë ndër vendet e para të cilat do t’i vizitoj”, informoi Rasmusen, i cili theksoi se theksin do ta vejë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Aleancës dhe Bashkimit Evropian.

Advertisement