Greqi – Zjarr ne filialin e bankes

Burime të policisë greke njoftuan dje se një grup zjarrëvenësish i kishte vënë zjarrin një filiali te bankes private “Piraeus Bank” në Athinë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por pa viktima. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit që ndodhi vetëm një ditë pasi një grup të rinjsh me maska sulmuan me bomba molotov dy trena në pjesën veriore të Athinës duke shkaktuar dëme materiale me vlerë prej disa milionë eurosh.
Advertisement