Mediat helene raportojnë se viktima ka shumë mundësi ta ketë marrë virusin H1N1 brenda në ambientet e spitalit. Në Greqi shënohen mbi 1400 raste me të prekur nga gripi i derrit, shumica e të cilëve janë vizitorë që kanë ardhur nga jashtë. Ndërkohë ministri grek i Shëndetësisë pati deklaruar se do të vaksinohen rreth 11 milionë persona me vaksinën kundër virusit.