Kjo grevë do të paralizojë qeverinë qendrore, pushtetin lokal, spitalet, gjykatat, bankat dhe sektorët e tjerë të ekonomisë, duke i bërë në këtë mënyrë një apel qeverisë greke për mos-shtrëngimin e popullatës me masat e saj ekstreme në përpjekje kundër krizës ekonomike-financiare që ka mbërthyer realisht Greqinë. Këto të fundit parashikojnë ngrirjen e rrogave e pensioneve, heqjen e një numër përfitimesh ekonomike dhe shkurtime të tjera buxhetore, të cilat mesa duket, e kanë acaruar së tepërmi popullatën vendase në Greqi, duke e detyruar të reagojë përmes të tilla masave ekstreme.