“Kërkojmë me forcë që sistemi i mbrojtjes së refugjatëve dhe i azilit të rishikohen me shumë kujdes dhe që të bëhen një numër i madh ndryshimesh”, deklaroi zëvendëskomisionerja e Lartë, Erika Feller. Përqinjda aktuale e dhënies së statusit të refugjatit “është mjaft e ulët dhe nuk përputhet me numrin e refugjatëve që vijnë në vend”, theksoi ajo. Qeveria konservatore greke është angazhuar të bëjë “përmirësimet e nevojshme”, shprehu kënaqësinë ajo dhe tha se ishte e bindur se këto masa do të zbatoheshin me të vërtetë.