Në fakt, ky takim ishte parashikuar të mbahej ditën e dielë, por duket se situata është mjaft emergjente dhe prandaj paraqitej nevoja e zhvillimit të tij. Bëhet me dijeni se gjatë këtij takimi, do të diskutohet rreth paketës disa-miliardëshe të shpëtimit për Greqinë, e cila ndodhet në prag të falimentimit. Italia nga ana e saj ka bërë me dije se do të akordojë 5 miliardë euro ndihma, ndërsa Gjermania ka planifikuar që të miratojë në qeveri, Bundestag dhe në Këshillin e Landeve një ligj, i cili do të mundësonte mbështetjen e Athinës. Në total, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vendet e Eurozonës pritet që vetëm gjatë këtij viti të ndihmojnë Greqinë me 45 miliardë euro.