Gjatë këtij takimi, kryetari i parlamentit kroat, Luka Babiç, ka thënë se hapësirat për bashkëpunim midis vendit të tij dhe Shqipërisë, janë rritur pas anëtarësimit të dy shteteve ballkanike në NATO. Babiç gjithashtu shtoi se është e sigurt se anëtarësimi i Kroacisë dhe i Shqipërisë në NATO, është i mirëpritur për zhvillimin e marrëdhënieve të mira e miqësore ndërmjet të dy vëndeve, që mendojmë se në vitet e ardhme do të jenë edhe më të mira. Nga pala shqiptare, në takim merrte pjesë nënkryetari i parlamentit, Neritan Ceka.