Greqi – Studenti plagos tre persona në një shkollë në kryeqytet

Policia thotë se njëri nga të plagosurit student në këtë shkollë është plagosur rëndë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodheshin jashtë ambienteve të shkollës dhe kanë marrë plagë të lehta. Më pas agresori ka qëlluar veten në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë. Drejtoria e kolegjit e ka identifikuar 19 vjecarin si student të tyre. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj ngjarjeje. Mediat greke bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve është shqiptar, i cili punonte pranë shkollës profesionale kur ndodhën dhe të shtënat e armëve. Ata shkruajnë se shqiptari ishte plagosur teksa po tentonte të carmatoste agresorin.

Advertisement