Greqi – Sot zhvillohet manifestimi i rradhës, 350 të ndaluar nga policia

Rreth 350 janë të ndaluarit në qytete si Athina, Selanik, Patra, Rodi, Kretë e Janinë, të cilat gjatë ditës së djeshme u përfshinë nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve anarkistë. Vetëm në kryeqytetin grek rreth 20 persona, mes të cilëve16 agjentë janë plagosur lehtë, 180 persona janë ndaluar, ndërsa dhjetra janë të arrestuarit. Përleshjet me policinë në Athinë kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa rreth 12 mijë forca policie janë në gadishmëri në pritje të një marshimi të ri që është parashikuar të zhvillohet sot në mesditë. Mes të plagosurve është dhe rektori i Universitetit të Athinës, Kristos Kitas, i cili u sulmua nga disa të rinj dhe është shtruar në spital me simptomat e një ataku të lehtë kardiak. Aktualisht gjëndja e tij shëndetësore nuk është për tu shqetësuar. Partia e ekstremit të majtë Syriza ka akuzuar mininistrin e Rendit Publik Michalis Chrisochoidis për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Papandreu.Të rinj, studentë, mësues dhe qytetarë të thjeshtë kanë paralajmëruar sërish sot në mesditë protesta në shesh, ndërsa disa sindikata kanë deklaruar pezullimin e punës për tre orë për të lejuar të gjithë që të marrin pjesë në manifestim. Po sot do të dalin në gjyq 5 anarkistët italianë, 4 burra e një grua, të cilët u ndaluan të shtunën në Athinë dhe u akuzuan për dhunë si dhe pjesëmarrje në shkatërrimin e makinave të policisë. Mediat greke informuan se mes të arrestuarve ishin dhe tre shqiptarë.

Advertisement